Një grua para pak minutave ka kërcyer nga një largësi e madhe në qytetin e Ferizajt. Dyshohet se gruaja ka tentuar që të kryej vetëvrasje.

Ajo është hedhur nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Të njëjtit kanë thanë se janë në vendin e ngjarjes si dhe janë duke i kryer hetimet.

Në vendin e ngjarjes është edhe autoambulanca. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore pas hedhjes.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=19&v=IvgQ9RnpUVQ