Videoja e Gjon Karrica duke kënduar “Boom baby boom” në BBVK bëhet virale në TikTok

Gjon Karrica i njohur ndryshe edhe si Lugati është një prej banorëve që ka marrë më së shumti vëmendje që nga hyrja në Big Brother VIP Kosova.

Ai deri më tani ka krijuar situata të ndryshme duke u përfshirë në disa debate të forta ndërsa nuk mungojnë as momente argëtuese në të cilat ai këndon e kërcen.

Pak ditë më parë ai ndodhej i vetëm në oborrin e shtëpisë së famshme ku shihet teksa thur disa vargje e këndon.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

I veshur me një xhaketë të kuq të kombinuar me një kapele të ngjashme, Gjoni dëgjohet duke kënduar këngën e tij “Bombardime” plot emocion.

Video e shkëputur nga ky moment është bërë virale dhe shpërndarë me të madhe në rrjetet të ndryshme sociale përfshirë TikTok-un.

Ndërkohë, kujtojmë që mbrëmë (e premte) në spektaklin javor u eliminuan banorët e parë që ishin çifti Alisa dhe Urimi.

@bigbrotherkosova Lugati – Bombardime #bbvk #bigbrothervipkosova #bigbrotherkosova #klankosova #artmotion ♬ original sound – Big Brother VIP Kosova