Policia e Kosovës pothuajse çdo ditë dënon qytetarët që bien ndesh me rregullat e komunikacionit, ndër to me tejkalimin në vijë të plotë.

Por shkelje të tillë nuk bëjnë vetëm qytetarët, një video e dërguar në adresën e Insajderit konfirmon se njëjtë veprojnë edhe ngasësit e xhipave të pushtetit.

Në video shihet qartë se si me veturën zyrtare tejkalohet në vijë të plotë.