Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dikur fliste dhe shkruante për varfërinë në vendin tonë. Sidoqoftë, të enjten, gjatë një vizite në Viti, ajo zbriti nga një veturë që është antonim i varfërisë, sinonim i luksit – Mercedes Benz G-Class.
Në momentin e zbritjes nga vetura, presidentja u tregua e kujdesshme dhe u duk se nuk e pati shumë të lehtë daljen për shkak të lartësisë së ulëses së pasme të automjetit nga toka.
Ajo përpara “14 shkurti të madh” në fitoren e përbashkët me kryeministrin aktual Albin Kurtin, fliste për varfërinë në Kosovë dhe shkaqet e saj. Thoshte se korrupsioni masiv dhe haraçi ishin shkaktarët kryesorë të varfërisë.
“Ky vend nuk është i varfër për shkak të njerëzve që kanë punuar me nder e me përkushtim brenda vendit e jashtë vendit, por është i varfër për shkak të politikanëve, që kanë shndërruar biznese të tëra, nëpërmjet haraçit, nëpërmjet zhvatjes, nëpërmjet marrjes së përqindjeve edhe investitorëve të huaj, nëpërmjet krimit e korrupsionit masiv, saqë organizatat ndërkombëtare sot thonë se mbi 300 milionë në vit ne i humbasim vetëm nga ky korrupsion. Kjo është arsyeja pse mbi 100 mijë qytetarë sot në Kosovë jetojnë me më pak se një euro“, deklaronte Osmani.
Nga Vitia, Osmani që fitoi zgjedhjet bashkë me Kurtin duke premtuar zbutje të varfërisë, sot sulmoi këtë të fundit. Ajo foli për çështjen e Urës së Ibrit, e cila tha se aleatët ndërkombëtarë duan ta shohin hapjen e Urës së Ibrit si triumf të përhershëm e jo momental.
@ballkani.info “Varfëria dhe mjerimi i skajshëm”: Osmani dikur shkruante për varfërinë, por sot mezi zbriti nga G-Classa në Viti #vjosaosmani #gclass #kosovo #varferi #albinkurti ♬ original sound – Ballkani.info







