VIDEO| U nervozua që nuk pranoi të takohet me të, britaniku futet me kamion në shtëpinë e të dashurës

Shoferi i një kamioni në Britani ka pranuar në seancën gjyqësore se e kishte goditur qëllimshëm me rimorkio shtëpinë e të dashurës, brenda të cilës gjendeshin dy fëmijët e tyre.

Derek Wellington, kishte lëvizur mbrapa dhe ishte përplasur në shtëpinë e partneres në East Kilbride të Lanarkshire, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale shtëpisë dykatëshe, që si pasojë është shembur pjesërisht, transmeton Telegrafi.

Dëmet e shkaktuara raportohet se kapin vlerën e 520 mijë eurove. E 34-vjeçari ishte liruar me kusht, pasi edhe më herët kishte sulmuar të dashurën Sara Cassidy brenda dhomës së një hotelit në Edinburgh.

Ai ishte urdhëruar që të qëndrojë sa më larg 33-vjeçares, të cilën e ndiqte, i shkruante muret e shtëpisë me mesazhe të ndryshme dhe e torturonte në aspektin psikik.

Por pavarësisht urdhrit të gjykatës, dyshja kishin mbajtur  kontakte dhe pak momente para se të përplaste kamionin në shtëpinë e saj, i kishte telefonuar disa herë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, situata esklaoi kur ajo refuzoi të takohet me të dhe ai ia bëri të qartë në bisedën telefonike se do ta parkoj kamionin në dhomën e saj të ndejës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Wellington e godet me rimorkio shtëpinë e partneres.