Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori pjesë sot në samitin historik të NATO-s në Hagë, ku anëtarët e Aleancës konfirmuan një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në pesë përqind të PBB-së deri në vitin 2035.
Në konferencën për shtyp pas samitit, një gazetar nga televizioni kombëtar austriak filloi një pyetje për Trumpin: “Dikur thatë se do ta ndalonit luftën në Ukrainë brenda 24 orësh. Më vonë deklaruat se e thatë këtë me sarkazëm.”, transmeton Ballkani.info.
Trump më pas ndërpreu: “Sigurisht që kjo ishte sarkastike”, Gazetari vazhdoi: “Tani keni qenë president për pesë muaj e pesë ditë. Pse nuk mundët ta ndalonit luftën në Ukrainë?” “Sepse është më e vështirë nga ç’mund ta imagjinojnë njerëzit. Ishte më e vështirë me Presidentin Vladimir Putin. Sinqerisht, pata disa probleme me Zelensky-n, mund të keni lexuar për to. Dhe është më e vështirë sesa me luftërat e tjera.
“Ne ndaluam… Serbia donte të fillonte…”
You Promised to end the Ukraine War in 24 Hours. Why haven’t you done it yet?
— MJTruthUltra (@MJTruthUltra) June 25, 2025
TRUMP:
It was sarcasm you little dipshit… Listen..
• I ended the conflict between Rawanda and Congo
• I ended the conflict between Serbia and Kosovo
• I ended the conflict between India and… pic.twitter.com/lsnH0UZaUx
Shikoni, brenda 12 ditësh sapo i dhamë fund një lufte që ishte 30 vjet në përgatitje. Ne gjithashtu ndaluam konfliktin midis Ruandës dhe Kongos, ata po vijnë për të nënshkruar dokumente, ne tashmë kemi nënshkruar dokumentet bazë. Mendoj se ata po vijnë në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Ne ndaluam… Serbia donte të nisej…”, tha Trump, duke iu referuar përplasjeve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilin ai më parë pretendonte se e kishte ndaluar. “Por ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha – India dhe Pakistani. Nuk kishte dyshim nëse një ditë mund të kishin armë bërthamore, si në rastin e Lindjes së Mesme, Izraelit dhe Iranit. Ata kanë armë bërthamore.
“Ne e ndaluam luftën bërthamore”
E përfundova këtë me thirrje tregtare. Thash, ‘Shikoni, nëse do të luftoni…’ Po bëhej shumë keq, e dini sa i vështirë ishte sulmi i fundit. ‘Nëse do të luftoni, ne nuk do të nënshkruajmë një marrëveshje tregtare’. Ata thanë se duhet ta nënshkruajmë marrëveshjen. Unë u përgjigja se nuk do të hynim në asnjë marrëveshje.
Një gjeneral nga Pakistani, shumë mbresëlënës, ishte në zyrën time javën e kaluar. Kryeministri Modi është miku im i madh, zotëri dhe njeri i shkëlqyer. Dhe unë arsyetova me ta, u thashë ‘asnjë marrëveshje tregtare nëse do të luftoni’ dhe e dini çfarë? Ata thanë se donin një marrëveshje dhe ne ndaluam një luftë bërthamore”, tha Trump. /Ballkani.info/







