Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një deklaratë për Fox News.

“Do të ndodhë ora 20:00. Nëse arrijmë në atë pikë, do të ketë një sulm si ata nuk e kanë parë kurrë më parë. Nëse negociatat ecin përpara sot dhe del diçka konkrete, afati mund të ndryshojë”, tha ai, transmeton Ballkani.info.

Trump:

8 p.m. is happening. If we get to that point, there is going to be an attack like they have not seen.pic.twitter.com/IkpGv2T6jY

— Clash Report (@clashreport) April 7, 2026

Ora 20:00 i referohet ultimatumit që ai i dha Iranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit. Në orën 20:00 sipas kohës lindore (ora 2 e mëngjesit sipas kohës kosovare) ky ultimatum skadon.

Trump më herët sot: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

Le të kujtojmë se më herët sot, Trump njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social dhe dërgoi një kërcënim ndaj Iranit.

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte dhe nuk do të kthehet më kurrë. Nuk dua që të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, në të cilin do të mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka e mirë revolucionare – KUSH E DI? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës.

47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!” njoftoi Trump. /Ballkani.info/