Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, sapo ka arritur në Berlin.

Haradinaj gjatë kësaj vizite do të ketë takim bilateral me kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, si dhe me deputetët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, Dr. Johann Wadephul Christian Schmidt, Nikolas Löbel, Manuel Sarrazin dhe Hans Peter Bartels, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin.

Ballkani.info ka siguruar fotografi dhe video ekskluzive nga momenti i arritjes së kryeministrit Haradinaj në Berlin. Ai aty është pritur nga garda ceremoniale e Gjermanisë.

Kjo është videoja e re:

Lexoni edhe: Haradinaj arrin në Berlin, pritje madhështore nga garda gjermane (VIDEO/FOTO)