Derbi që mund të vendosë kampionin e Kroacisë – përballja e Hajdukut me Dinamo e Zagrebit në “Poljud” të Splitit mund të jetë një spektakël i vërtetë.
Por edhe tifozët bënë përpjekje për ta bërë atë një spektakël, shkruan Ballkani.info.
Mbështetësit e Hajdukut shpalosën një pankartë me një mesazh të shkruar në të, duke iu referuar operacionit të ushtrisë kroate “Vetetima” në vitin 1995, gjatë të cilit u vranë 188 ushtarë serbë dhe u plagosën një numër katërshifror.
“Për 34 orë u dhanë mësim çetnikëve. Bljesak 95″”, shkruhet në një nga pankartat e vendosura në tribuna.
Ndeshja aktualisht është 1-2 për Dinamo Zagrebin. /Ballkani.info/







