Vjedhje

VIDEO| Tentim-grabitje në një barnatore në Prishtinë, Policia e kap një të dyshuar

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për tentim-grabitje në një barnatore në Prishtinë.

Dy persona u përpoqën të kryenin grabitje në një barnatore në lagjen Ulpiana.

Sipas dëshmitarëve të rastit, kanë qenë dy persona të përfshirë në rast. Njëri nga ta ka arritur të arratiset, ndërsa tjetri është penguar nga qytetarët derisa ka arritur njësia policore, e cila e ka arrestuar të dyshuarin.

@ballkani.info Hyri për të vjedhur në barnatore, i mbyllet dera, arrestohet i dyshuari në Ulpianë #vjedhja #ulpiana #prishtina #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info