VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në plazhin e Radhimës

Të shtëna me armë kanë ndodhur ditën e sotme në Radhimë të Vlorës

Sipas informacioneve të para raportohet se nuk ka persona të plagosur.

“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nëse ka persona të dëmtuar”, ka njoftuar policia./oranews.al/