Aeroporti në kryeqytetin e Australisë, Canberra u evakuua sot pasi një person i armatosur hapi zjarr, sipas raportimeve të medieve.

Sipas këtyre burimeve, autori është arrestuar nga policia dhe deri më tani nuk ka informacione për të lënduar.

AIRPORT SHOOTING: One arrest has been made and Canberra Airport has been evacuated after an alleged shooting.

Witnesses say they heard between eight to 10 shots before more than a dozen police cars responded to the scene.

LATEST UPDATES: https://t.co/tYqtyZWeHi#9News pic.twitter.com/XlLrmijQe6

— 9News Australia (@9NewsAUS) August 14, 2022

Policia nuk ka komentuar deri më tani dhe tha se së shpejti do të dalë me një deklaratë.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë oficerët që ndalojnë një burrë brenda aeroportit teksa udhëtarët e shikojnë. Njerëzit janë mbledhur edhe jashtë aeroportit pasi u evakuua.