Presidentja Vjosa Osmani sot ka shkuar në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë dhe është vaksinuar pa radhë.

Në videon ekskluzive të siguruar nga Demokracia.com shihen të moshuarit në pritje për vaksinim, derisa Osmani hyn pa radhë dhe del jashtë më pas duke i përshëndetur.

Aty shihet edhe një grua që i kërkon llogari infermieres për bllokimin e Qendrës së Vaksinimit për vaksinimin e Osmanit.

Kjo është video ku shihet presidentja Vjosa Osmani në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.