Protestat e studentëve në Beograd, të mbajtura për shkak të aksidentit tragjik në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona, u përshkallëzuan kur në mesin e demonstruesve ishte një i moshuar me thikë.
Sipas informacioneve që qarkullojnë sot në rrjetet sociale, bëhet fjalë për Ratko Adzic, i dyshuar për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë dhe ish-kryetar i Shtabit të Krizave të “Komunës serbe të Ilijasit”.
Ai u filmua dy ditë më parë teksa sulmonte pjesëmarrësit në protestë, teksa sipas pamjeve të publikuara mbante një thikë në dorë, sipas Klix.ba.
Ratko Adzic është i lidhur me krimet e luftës të kryera në fshatin Lesevo, ku më 5 qershor 1992, pjesëtarët e forcave serbe vranë 22 civilë boshnjakë. Krimi u krye me urdhër të tij si kryetar i Shtabit të Krizave dhe mbijetuan vetëm dy dëshmitarë. Pas 11 ditësh, trupat e viktimave u varrosën në një varr masiv, i cili u zhvarros në vitin 1996, duke zbuluar provat e para të varreve masive në Bosnje dhe Hercegovinë.
Malo je teže zaklati decu koja nisu vezana – Ratko Adžić pic.twitter.com/yFJhmVY5BJ
— Смрт Фашизму – Слобода Народу 1945 ☭ (@SFSN45) December 17, 2024







