Serbët rikthehen në institucionet e Republikës së Kosovës pas largimit në vitin 2022.
Lista Serbe pas takimit me ushtruesen e detyrës së ambasadorës së SHBA-së në Kosovë, ka mbajtur mbledhje të kryesisë, shkruan Ballkani.info.
Nga kjo mbledhje, në një konferencë për media, Lista Serbe i ka prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave në veri dhe disa komuna tjera, si dhe kandidatët për Asamble Komunale në Pejë, Vushtrri, Kline, Lipjan, Kamenicë, Obiliq, etj. /Ballkani.info/






