VIDEO/ Rrufeja vret rreth 250 krerë bagëti në Shqipëri

Rrufeja ka vrarë rreth 250 krerë bagëti në një stan në fshatin Zaj të njësisë administrative Selitë të Mirditës.

Ngjarja është regjistruar pasditen e 11 qershorit në stanin e quajtur “Veni Valmor”. Rreth orës 17:30 në zonën ku ndodhet stani ka pasur rrebesh shiu i cili është shoqëruar me bubullima e vetëtima.

Bagëtitë e imëta, dele, dhi, keca e shqerra ishin në pronësi të shteteses Prena Buruku. Fatmirësisht ka shpëtuar çobani.