Video që dëshmon ferrin e luftës në Kosovë: Ushtarët dhe civilët serbë, plaçkitin dhe djegin gjithçka që u përket shqiptarëve

Në videon e mësipërme shfaqen pamje nga fshati Mihaliq i Komunës së Vushtrrisë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pamje flasin qartë: ushtarët dhe civilët serbë plaçkitin dhe djegin gjithçka që iu përket shqiptarëve.

Reporteri, i cili i ka bërë këto xhirime, shprehet se një javë më parë vendi ishte i mbushur plot me shqiptarë ndërsa sot me serbë.

“Një civil serb po plaçkit shtëpinë e fqinjit të tij shqiptar dhe po e bën sa më të vështirë kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre”, thotë ai.