Partia Socialdemokrate përmes një aksioni ka zëvendësuar flamurin e Kosovës, me një improvizim të një flamuri me dy yje dhe një pjesë e territorit me ngjyrë të bardhë.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka thënë se drafti i Asociacionit i pranuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në thelb e zhbën 17 shkurtin.

“E zhbën Republikën si koncept, e zhdukë edhe simbolikën e yjeve. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti. Nga sot flamuri i Kosovës i ka vetëm dy yje. Kemi themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve, pa pajtimin qytetar. Aksionet tona do të përshkallëzohen, do të kemi edhe protesta”, ka thënë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=EBSl6wNRCl0
@ballkani.info PSD me aksion: Asociacioni që pranoi Kurti, zhbën pavarësinë e Kosovës #albinkurt #zajednica #dardanmolliqaj #kosova🇽🇰 #kosovatiktok ♬ original sound Ballkani.info