“Video propaganduese”, Hamiti: Kujt me i besue, VV-së sot, apo Albin Kurtit dje?

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj videos të cilën sot e ka postuar VV-ja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo video flet ndër të tjera edhe për spastrim etnik të shqiptarëve mbas lufte, duke e ilustruar me të dhëna për ngjarjet e 3-4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë.

Ai ka bërë me dije se sipas KMLDNJ-së, këtë spastrim e ka udhëhequr Oliver Ivanoviqi, të cilit kryeministri Kurti e kishte lavdëruar janar të këtij viti.

Vetëvendosje (#VV) në këtë video propagande flet ndër të tjera edhe për spastrim etnik të shqiptarëve mbas lufte, duke e ilustruar me të dhëna për ngjarjet e 3-4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë. Kush ishte në krye të tyre, simbas KMLDNJ-së? Oliver Ivanoviqi, të cilit Kurti i bënte lavde në janar të sivjemë”, ka shkruar ai, duke prezantuar njoftimin e KMDLNj-së për këto ngjarje të dhimbshme.