Minatorët nuk do të ngriten mbi tokë, përderisa nuk plotësohen kërkesat.

Kështu të paktën tha përfaqësuesi i tyre për mikrofonat e lajmi.net, që qëndroi për një vizitë nëntokësore, në një thellësi prej 800 metrash.

Madje, ky përfaqësues entuziazmoi minatorët tjerë që s’i ndalnin duartrokitjet, në momentin kur pohoi se i madh e i vogël nuk lëvizin nga aty.

“Me lese kanë me na qitë jashtë. Njëjtë si shokët tanë. Nuk e kemi ndërmend m’u largu derisa të plotësohen kërkesat”, tha mes tjerash përfaqësuesi i tyre.

Përkundër gjendjes së keqe, pra lodhjes e sëmundjeve, ata s’do të dalin mbi.

Ata kërkojnë plotësim kushtesh, ashtu siç edhe në fakt kishte premtuar kryeministri aktual, sa qe nën petkun e opozitarit.

@ballkani.info Prej dje s'kena hanger, menaxheri ka urdhëru me na ndalu me na pru bukën. Minatorëve ka nis me ju keqësu gjendja" #trepça #minator #greva #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info