VIDEO | Përmbytje tragjike në Kroaci, vërshohet Rijeka

Kroacia, më saktësisht Rijeka është goditur dje nga një stuhi e fortë shiu që ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Trafiku në disa pjesë të qytetit, përfshirë pjesën më të madhe të qendrës, është i bllokuar dhe të gjitha shërbimet e urgjencës janë në terren.

Shkollat, muzetë, ndërtesat e rektoratit dhe policisë, shtëpitë dhe ndërtesat në të gjithë Rijekën u përmbytën, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index. Vetura të shumta kanë mbetur në rrugët e përmbytura.

Policia e Rijekës ka njoftuar se rreth orës 19:30 ka marrë njoftim se një burrë është gjetur në përmbytje nën një veturë. Në momentin që kishte mbërritur ambulanca, ai kishte vdekur. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, përcjell Gazeta Express.

“Është rruga Franje Raçki, shkon tatëpjetë në qendër të qytetit. Burri po ecte dhe meqë ishte tatëpjetë, uji e tërhoqi”, tha një banore e Rijekës për Dnevnik.hr.

“Ai u rrotullua në rrugë rreth pesëdhjetë metra nën vërshimin e ujit të rrëmbyeshëm dhe u ndal nën fugon. Kur ai u përpoq të ngrihej, përrua e tërhoqi nën fugon”, shtoi ajo.

“Më pas erdhi një burrë tjetër dhe e nxori jashtë për dhjetë minuta. Ne pamë se çfarë po ndodhte dhe thirrëm 911 dhe zjarrfikësit”, tha ajo.