VIDEO| Përleshje mes tifozëve në stadium para miqësores Shqipëri – Itali, raportohet se janë përfshirë edhe “Plisat”

Tifozët shqiptarë dhe italianë janë përleshur mesvete në stadiumin “Air Albania” në Tiranë pak para ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Shqipëria dhe Italia do të përballen në një ndeshje kontrolluese nga ora 20:45 në Tiranë, shkruan Demokracia.com.

Faqja “Ultras Kosova” ka shpërndarë një video nga stadiumi në Tiranë ku shihen dy grupe teksa përleshen.

Në faqen në fjalë thuhet se pjesë e përleshjes janë edhe tifozët e Prishtinës, “Plisat”, që kanë udhëtuar sot gjatë ditës në drejtim të kryeqytetit shqiptar.

PAMJET: