VIDEO| Pas përleshjes me tifozët shqiptarë, italianët provokuan me thirrjet “Serbia Serbia” në Tiranë

Pak para nisjes së ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, në shkallët e stadiumit “Air Albania” në Tiranë kishte përleshjes mes tifozëve shqiptarë dhe atyre italianë.

Pamjet e përleshjes u shpërndanë gjithandej në rrjetet sociale në Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm.

Në disa pamje të reja në njërën nga faqet më të mëdha në Facebook, dëgjohen tifozët italianë të cilët pas përleshjes nisën me brohoritjet “Serbia Serbia” në stadium me çka provokuan tifozët shqiptarë.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga Hooligans TV.