VIDEO/ Pamjet, si u ekzekutua në Ekuador nga skuadra e rreme e ‘Antidrogës’, bosi shqiptar i kokainës

Një shqiptar u likuidua në shtëpi e tij në Ekuador, nga policë të rremë.  Kriminelët u paraqitën si agjentë të Antinarkotikëve për të hyrë në lagjen luksoze La Aurora.

Kufoma e tij u hoq nga prona dhe u dërgua në Laboratorin e Kriminalistikës. Sipas dëshmive ekzekutorët dukeshin si policë të vërtetë.

Ata kishin veshur jelekë të ngjashëm me institucionin antidrogës dhe duke pretenduar se ishin agjentë, ju morën armët e  zjarrit, radiot dhe celularët rojet të sigurisë së një rezidence luksoze të vendosur në sektorin La Aurora, që i përket kantonit Daule në Ekuador.

Pasi i neutralizoi rojet, skuadra e policëve të rremë përparoi 400 metra dhe hyri në shtëpinë e shqiptarit Adriatik Treska duke e vrarë atë.

Ngjarja ndodhi në të gdhirë të së kësaj të premteje, 20 Nëntor.

 Viktima mori disa plagë, të shkaktuara nga një pushkë dhe një pistoletë. Nënkolonel Patricio Simbaña, kreu i Rrethit Daule, raportoi se në orën 03:30 të dyshuarit mbërritën te rezidenca ku banonte Treska me dy automjete.

 “Pasi çarmatosën rojet, ata u futën në rezidencën ku jetonte i huaji nga Shqipëria. Ata kishin ngjyer flokët dhe pasi bënë vrasjen arritën të ikin të pa shqetësuar. Ishin afërsisht tetë persona të maskuar si policë të Antinarkotikëve ”, tha shefi i policisë.

Adriatik Tresa më herët ka qenë i akuzuar, për përfshirjen në vrasjen një bashkatdhetarit. Ndërkohë janë mbledhur edhe dëshmitë e para, nga banorët e rezidencës.

Image

 “Viktima ishte në dyshemenë e dhomës së ndenjes. Më pas trupi i shqiptarit u transferua në Laboratorin e Kriminalistikës në Guayaquil ”, deklaroi një nga ekspertët.

Gjithashtu gjenerali Fausto Olivo, drejtori kombëtar i Dinased, tha se viktima i cili posedonte edhe kombësi ekuadoriane, ishte në  një proces gjyqësor për krimin e organizuar dhe ishte arrestuar më herët në vitin 2017 për ekzekutimin e një shqiptari tjetër.

 “Një armë zjarri u gjet në shtëpinë e tij. Ne jemi duke analizuar lidhjet e Tresës me një organizatë të madhe të trafikut të drogës. Me sa duket, ai ishte viktimë e një rrëmbimi në tentativë ”, deklaroi gjenerali për mediat

Edhe prokurori i Daule, Walter Jaramillo, raportoi se 8 persona janë duke u mbajtur të shoqëruar për ngjarjen dhe mes tyre, edhe dy roje sigurie. Prokurori César Peña shpjegoi se viktima ishte hetuar më herët për vrasjen e një tjetër shqiptari, në periferi të Guayaquil në 2017.

 “Ai ka qenë i dyshuar disa here edhe për një krimi të dyfishtë që ndodhi në Mars 2018, në një rrugë në bregdet. Bëhet fjalë për një çift që u rrëmbye nga shtëpia e tyre në kështjellën Los Ceibos ”, tha Pena.

 Në sistemin e gjyqësorit ekuadorian thuhet se Adriatik Tresa ka dy procedime ligjore; për pastrim parash dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje.