Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para zyrave të misionit të EULEX-it.

Ata në muret e këtij institucioni kanë shënuar mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”.

Nol Nushi, sekretar i PSD, tha se ky aksion është në kuadër të kundërshtimeve të kësaj gjykate. Ai më tej ka sqaruar se të mërkurën në orën 14:00 përmes një aksioni do të kundërshtojnë vizitën e shefes së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

Sipas tij, kjo gjykatë është jo transparente ngase 85% të seancave janë të mbyllura, madje deri më sot ka shpenzuat 350 milionë euro dhe për pesë vjet do të shpenzohen 1 miliard euro.

“Atje ku zhvillohet një proces i padrejtë, nuk guxojmë të lejojmë qe ky proces i padrejtë të fillojë dhe të normalizohet dhe të duket që është  njëfarë procesi që e kemi hak. “Rrjedhimisht UÇK është ndërmarrje  e përbashkët kriminale”. Kjo është në kuadër të kundërshtimeve tona të kësaj gjykate, por specifikisht ndaj kundërshtimeve tona ndaj vizitës së zonjës Ekaterina Trendafilova të mërkurën në ora 14:00 në Hotelin Sirius për në emër të transparencës”.

LEXO EDHE: