Partia Socialdemokrate është duke e realizuar një aksion para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ballkani.info ka siguruar pamje nga ky aksion i PSD-së, ku në muret rrethuese të zyrave të EULEX-it është shkruajtur “UÇK nuk mund të gjykohet”.

Ky aksion i paraprinë vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila do të qëndrojë për vizitë në Kosovë të mërkurën, me 29 nëntor.

Për të kundërshtuar ardhjen e Trendafilovës në Kosovë, PSD ka thirrur edhe një protestë, e cila do të mbahet të mërkurën nga orës 14:00 para hotelit “Sirius” në Prishtinë, aty ku do të mbahet edhe konferenca e Trendafilovës. /Ballkani.info/