VIDEO/ Ngjarje tronditëse! Në transmetim LIVE, gazetarit i bie ekrani gjigand mbi kokë

Një ngjarje tronditëse ndodhi gjatë transmetimit live të një emisioni sportiv në kanalin ESPN në Kolumbi.

Teksa ishin live, një ekran gjigant u shkëput prej murit duke rënë mbi kurrizin e njërit prej gazetarëve të ftuar.

Carlos Orduz mund të shihet në të majtë të ekranit duke përzier fletët e tij në mes të segmenteve në shfaqje.

Goditja ishte e fortë duke ia përplasur atij kokën në tavolinë, ndërsa moderatori shtangu, duke mos ditur si të reagojë.

Menjëherë gazetari u dërgua në spital ku po merr shërbimin mjekësor.

Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ata që më shkruan dhe më pyetën për aksidentin natën e kaluar, duhet t’ju them se jam mirë, falënderoj Zotin pas kontrollit mjekësor, ekzaminimeve përkatëse pata vetëm një mavijosje dhe goditje në hundë (pa thyerje). Përshëndetje dhe falënderime,” ka shkruar ai në rrjetet sociale.