Video nga stuhia e sotshme, polici ndihmon nënën dhe vajzën e saj që ta kalojnë rrugën në Prishtinë

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndihmuar një nënë me vajzën e saj të kalojnë rrugën, gjersa shiu i rrëmbyeshëm kishte shkaktuar vërshime edhe në trotuare.

Kjo pasi shiu i rrëmbyeshëm, pasditen e kësaj të enjteje, ka vërshuar rrugët e lagjeve të Prishtinës.

Në pamjet e publikuara nga “Rruga B” në Prishtinë shihet se polici del nga vetura, merr vajzën e vogël në duar dhe kalojnë bashkë rrugën.