VIDEO nga momenti kur Arusha hyn në torishtë dhe i mbyt 28 dele në Prizren

Data 30 mars ka qenë ditë e keqe për dy familje nga fshati Pouskë i Prizrenit. Kjo pasi që një ari i egër u është futur brenda shtëpive, duke u sulmuar bagëtitë, duke u shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale.

Ramell Demiri nga ky fshat, ka thënë se ariu i ka mbytur 28 copë dele, gjë që kalon shumën e 3000 eurove.

Në një video të publikuar nga Rtv Besa, shihen pamjet e rënda, kur ariu futet brenda tufës së deleve dhe i ‘masakron’ ato.