VIDEO ndryshe, si u tmerruan serbët nga bombat e NATO-s pasi masakruan shqiptarët në Kosovë

Televizioni publik serb RTS ka publikuar pamje nga bombardimet e NATO-s në pranverën e vitit 1999 ndaj ushtrisë së Millosheviqit, e cila po masakronte civilët e pambrojtur në Kosovë.

Pamjet janë nga Gjakova, Prizreni, Prishtina e vitit 1999, shkruan Ballkani.info.

Duke mos pranuar asnjë prej masakrave, ndërkohë që lavdëron ushtarët e tyre për çfarë po bëjnë në Kosovë, televizioni në fakt ka nxjerrë pamje të avionëve të NATO-s që fluturojnë dhe bombardojnë sipër kokave të çetnikëve.

Këta të fundit arratisen nga sytë këmbët përballë një ushtrie si ajo e NATO-s, ndërsa më herët treguan se nuk stepeshin as përballë fonjeve në djep duke masakruar këdo që i dilte para.