VIDEO/ Momenti kur Tiani i vogël nxirret nga autoambulanca dhe dërgohet në QKMF për t’u kontrolluar nga mjekët

Komuna e Malishevës ka njoftuar se është gjetur fëmija 2-vjeçar nga fshati Terpezë i Malishevës, i cili kishte humbur mbrëmë.

I njëjti është dërguar për kontroll mjekësore në Malishevë.

Sipas zyrtarëve komunalë, gjendja shëndetësore e fëmijë është e mirë. Ata kanë theksuar se fëmija ka pësuar disa gërvishtje në pjesën e poshtme të trupit.

“Gjendet 2-vjeçari i humbur dje. Aktualisht është duke u dërguar për kontroll mjekësore në Malishevë”, thuhet në njoftim.