Kompania ka vazhduar edhe sot ngjyrosjen e Urës së Ibrit dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te disa serbë, pasi janë mbuluar grafitet nacionaliste serbe dhe flamuri serb.
Si pasojë e kësaj, policia ka arrestuar Aleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe, si dhe politikani, Stefan Vellkoviq.
Ata u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.
Mësohet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.
Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër. /Ballkani.info/
@ballkani.info Momenti kur punëtorët mbulojnë me ngjyrë flamurin serb në urën e Ibrit dhe grafitet nacionaliste #veri #kosovo #fyp ♬ original sound – Ballkani.info







