Moment humoristik ka ndodhur përpara stërvitjes së Sasuolos, me klubin që postoi një video në “TikTiok”, ku në qendër ishte Nedim Bajrami.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare përshëndeti në gjuhën shqipe, duke thënë: “Mirëmëngjesi”.

Kjo gjë e habiti shokun e tij të skuadrës duke e pyetur: “Çfarë ishte kjo?” dhe ai i thotë: “Është në shqip”.