Video/ Momenti i arrestimit të një personi në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunë në familje

Sot rreth orës 14:00 është arrestuar një person në Fushë Kosovë, nën dyshimin për dhunë në familje. I arrestuari është Adnan Murtezi.

I njëjti dyshohet se gjatë takimit me fëmijët e tij, ka tentuar ta godasë vajzën e tij të mitur. 12-vjeçarja në deklaratën e saj të dhënë në Polici ka përshkruar tërë situatën që ka ndodhur derisa ishin në takim me babain.

Siç ka deklaruar ajo, i ati i ka folur me fjalë “të ndyta” dhe ka “folur keq për nënën dhe familjen e saj”. Më pas “u mundu ta godasë me këmbë ndër tavolinë”.

Mësohet se i dyshuari është i ndarë me gruan, pasi e njëjta ishte viktimë e dhunës në familje.

Indeksonline ka siguruar deklaratën e së miturës dhe konstatimin e mjekut dhe momentin e arrestimit të Adnan Murtezit.