VIDEO/ Lot e dhimbje, varrosen disa nga viktimat e aksidentit në Bullgari, “As në 2001-shin s’kishim kaq viktima”

Në fshatin Studeniçan të Maqedonisë është duke u mbajtur ceremonia e varrimit të katër viktimave që humbën jetën gjatë tragjedisë së autobusit në Bullgari.

Sipas mediave atje një numër i madh i njerëzve po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Qytetarët që kishin dalur për të bërë homazhe për 45 viktimat e aksidentit në Bullgari mezi mbanin lotët.

Shumë prej atyre që sot kishin ardhur në sheshin “Skenderbeu” në Shkup, për të nderuar viktimat, thonë se e kanë përjetuar rëndë lajmin për tragjedinë.

“Po na ndodhin shumë shpesh tragjeditë këto vitet e fundit. Tragjedia në Bullgari na ka prekur shumë rëndë”, u shpreh njëri nga qytetarët e intervistuar. Të revoltuar përsëritja e tragjedive, qytetarët porosisin autoritetet që të mos lejojnë që që këto raste të rënda të kalojnë pa përgjegjësi. “U bë shumë raste, kjo e fundit ishte shumë e rëndë. Duhet të merren më shumë masa se populli po sakrifikohet”, u shpreh një nga ta.