Albin Kurti

VIDEO| Kurti me 2019: Nuk kemi test PISA për arsimtarët se kush e di se ku do rangoheshim

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, vendin e 77-të nga 80 për shkencë dhe më së miri ka performuar në matematikë, duke u renditur e 73-ta nga 80 vende. Matematika llogaritet si lënda kryesore në renditje.

Rezultatet e testit “PISA 2022” u publikuan të martën, në të cilat Kosova ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2018, kur edhe ky test u mbajt për herë të fundit.

Në qershor të vitin 2019, në një seancë të jashtëzakonshme që po mbahej për arsimin në vend, Albin Kurti, i cili në atë kohë ishte pjesë e opozitës, kishte thënë se arsimi në Kosovë është për arsimtarët e jo për nxënësit, përcjell Ballkani.info.

Duke folur për testin PISA, Kurti kishte thënë se “nuk kemi edhe një test të PISA-s edhe për arsimtarët se kush e di se si do të rangoheshim aty”.

“Rezultatet e PISA-s treguan që Kosova ngelet në fund të ranglistës. I bie që maturanti ynë është i nivelit të semimaturantit. Nxënësit treguan rezultate të dobëta krahasuar me gjitha vendet tjera. Nuk kemi edhe një test të PISA-s edhe për arsimtarët se kush e di se si do të rangoheshim aty. Arsimi në Kosovë është për arsimtarët e jo për nxënësit. Pjesa më e madhe shkon për paga. Shkollimi në Kosovë kur nuk ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë më i dobët”, ka thënë ai.

@ballkani.info Kosova edhe ketë vit në “fund të pusit” në testin PISA. Sa ishte në opozitë Albin Kurti thoshte se “Nuk kemi test PISA për arsimtarët se kush e di ku do rangoheshim #albinkurti #kosova🇽🇰 #fyp #kosovatiktok #pisa #shkolla #prishtina #viral #kosovaalbania #viralvideo #qeveriakurti ♬ original sound – Ballkani.info


Siç kishte thënë Kurti, Kosova i ka gjysmë milioni banorë nën moshën 15 vjeç, andaj edhe duhet të ketë brenga më të mëdha për këta persona, pas rezultateve që kanë dal nga testi PISA. /Ballkani.info/