VIDEO/ Kujdes, pamje +18: Ja si u gjuajtën me armë në Mitrovicë ku mbeti i vdekur një person

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas njq incidenti me armë zjarri në Mitrovicë.

Jepi Zë ka publikuar video nga vendi i ngjarjes kur ka ndodhur momenti i incidentit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të së shtunës, ndërsa Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje shtese për Ballkani.info

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor.