Njësia e sigurisë për individë dhe ambiente specifike (JZO), e udhëhequr nga komandanti Marko Kricak, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas ndërhyrjeve të dhunshme ndaj protestuesve në Serbi, përfshirë rrahje, arrestime, keqpërdorim të forcës dhe tejkalim të autorizimeve ligjore.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video të shumta ku shihet brutaliteti i policisë ndaj qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore, pa marrë parasysh moshën apo gjininë. Në shumë prej tyre shihet vetë Marko Kricak, i veshur në të zeza dhe me identifikim të dukshëm, duke arrestuar dhe rrahur qytetarë me shkop, raporton Nova.

JZO, një njësi e krijuar gjatë sundimit të Partisë Progresive Serbe (SNS), është quajtur nga opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut si “policia brenda policisë”, që vepron me mbështetje politike dhe jashtë çdo kontrolli institucional.

Fucking Kričak! 🤬 pic.twitter.com/rA8lQYeDWA

— OSNA 🐇 sa omladine strane (@UdruzenjeOSNA) August 14, 2025