VIDEO| Këto pamje tregojnë tmerrin që po kalon Ukraina, pas masakrës në Bucha

Rreth 280 persona janë varrosur deri tani pas masakrës së kryer nga rusët në qytetin Bucha të Ukrainës, derisa po tërhiqeshin nga atje.

Pamjet që u publikuan gjatë së shtunës, tregonin trupa të viktimave, kryesisht burra, rrugëve të këtij qyteti.

BBC në një video të realizuar pas vrasjeve që po konsiderohen si masakër dhe gjenocid, tregon se si duket Ukraina pas tërheqjes së rusëve nga qytetet Hostomel dhe Bucha.

https://twitter.com/BowenBBC/status/1510525340078252033?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1510525340078252033%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fvideo-keto-pamje-tregojne-tmerrin-qe-po-kalon-ukraina-pas-masakres-ne-bucha%2F

Vlen të përmendet se BE ka paralajmëruar sanksione të reja ndaj Rusisë, pas kësaj masakre.

Rusët në anën tjetër, deri më tani nuk kanë komentuar asgjë mbi këtë.

Kryetari i Kievit, Vitaly Kitschko ka thënë se ajo që ka ndodhur në këtë qytet, mund të përshkruhet vetëm si gjenocid.

Ndonëse Rusia ka nisur tërheqjen nga disa qytete pas marrjes në kontroll nga Ukraina, një numër i lartë i viktimave është shënuar gjatë këtyre ditëve.