Situata në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth po monitorohet nga KFOR-i hungarez, EULEX-i e karabinierët italianë, pas sulmit në kanalin e ujit të Ibër Lepencit.

Dhjetëra vetura të KFOR-it e disa kamionë janë vendosur në hyrje të Zubin Potokut, prej ku po monitorojnë situatën nga afër.

Në pamjet e publikuara nga Ballkani.info, shihet se uji vazhdon të rrjedhë përtej kanalit, si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i mbrëmshëm.

Policia e Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut.

Ndryshe, tek kanali i Ibër Lepencit janë vendosur 6 tuba, përmes të cilëve është siguruar furnizimi me ujë.

Autoritetet e kanë cilësuar këtë si akt terrrorist dhe kanë akuzuar Serbinë për sulmin.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm