Veri

VIDEO| Kamerat e kamufluara në kondicionerë në veri, Sveçla: Spiunazhin e Serbisë do ta luftojmë me çdo kusht

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet nga gjetja e kamerave të kamufluara në kondicionerë në veri të vendit.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se spiunazhit të Serbisë në Republikën e Kosovës do t’i luftojnë me çdo kusht.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.

Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, shkroi Sveçla.