Juniku po përjeton një transformim të dukshëm drejt zhvillimit turistik falë projekteve të realizuara nga kryetari i komunës, Ruzhdi Shehu.
Investimet në infrastrukturë, promovimi i pasurive natyrore dhe kulturore, si dhe nismat për tërheqjen e vizitorëve vendorë e ndërkombëtarë po e kthejnë këtë komunë në një destinacion të rëndësishëm në hartën turistike të Kosovës.
Shehu ka theksuar se vizioni i tij është ta shndërrojë Junikun në një qendër të qëndrueshme turizmi, duke krijuar mundësi të reja ekonomike dhe sociale për qytetarët. /Ballkani.info/







