VIDEO/ Jamarbër Malltezi me dy gishta sipër makinës së Lulzim Bashës

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës ishte ditën e sotme para selisë së PD-së, teksa ish-kryeministri ka folur për rezultatin e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Malltezi ka hipur sipër makinës së Lulzim Bashës, ku ka përshëndetur të pranishmit me dy gishta lart, ndërkohë që Berisha dhe Albana Vokshi po jepnin rezultatet e çdo qyteti ku votuan kundërshtarët e kreut të PD-së.