Kryeministri i Kandasë, Justin Tradeau ka thënë ditën e sotme se avioni Ukrainas, në të cilin vdiqën dhjetëra qytetarë kanadezë është rrëzuar nga një reketë e Iranit.
Sipas Trudeau, shkaku i rrëzimit të avionit ukrainas nuk është defekt.
Kryeministri kanadez është shprehur se, faktin e rrëzimit nga raketa të avionit e mbështesin burimet e inteligjencës kanadeze dhe aleate.
Ai tregoi se ka qenë një raketë tokë-ajër që ka goditur dhe rrëzuar avionin.
‘Provat e inteligjencës sugjerojnë shumë qartë për një shkak të mundshëm të përplasjes së avionit,’ tha Trudeau në një konferencë për shtyp.
Raportimet mediale amerikane
Irani ka rrëzuar gabimisht avionin ukrainas, duke shkaktuar vdekjen e 176 personave. Është media amerikane CBS News që raporton se autoritetet amerikane besojnë se avioni Boeing 737-800 u godit nga raketat.
Avioni u rrëzua dje, pak orë pasi Irani bombardoi bazat në Irak ku qëndronin ushtarët amerikanë.
Duke cituar burime në Inteligjencën amerikane, CBS News raporton se satelitët kanë identifikuar dy sinjale infra të kuqe të dy raketave, të ndjekura më pas nga një shpërthim.
Ndërkohë, Newsweek citoi një zyrtar të lartë Pentagonit dhe të inteligjencës amerikane, si dhe një zyrtar të inteligjencës irakene duke thënë se ata besonin se avioni ukrainas u godit nga një raketë Tor e prodhuar nga Rusia. /Ballkani.info/









