Video: Intervistë e të arratisurit me të famshem në Kosovë – Si iku 8 herë nga burgu?

Faton Hajrizi i cili është i dënuar për vrasjen e një ushtari rus, kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare. Tashmë ai ka kaluar 20 vite burg, por që edhe shtatë vite të tjera ai do të jetë i burgosor.

Në vitin 2000, Faton Hajrizi deri sa po shkonte në shkollë pa disa ushtar, për të cilët mendonte se ishin amerikan ai i’u afrua njërit nga ta për ta falënderuar, për ndihmën që i kishin dhënë Kosovës.

Por, në fakt ushtari të cilit i’u afrua Hajrizi ishte një rus.

Me të ai nisi një fjalosje derisa në mes të Skenderajt, Faton Hajrizi, ia kishte marr armën ushtarit rus dhe kishte vrarë.

Pas 20 vitesh ai ka rrëfyer se ka ikur tetë herë nga burgu e gjitha kjo sipas tij filloj sepse sa ishte i mitur në burg u mbajt i lidhur për kreveti duke u keqtrajtuar.

“Unë u trajtova shumë keq në burgje, nuk më është dhënë mundësia për edukimin, dërgimin në Shërbimin Korrektues të Kosovës, unë devijova duke u arratisur disa herë nga burgu dhe kështu ja shtova vetës burgun”, ka thënë ai në një video intervistë në emsionin “N’burg me Nitën”.

Hajrizi ka treguar tutje se kur kishte kryer vrasjen ishte dorëzuar vetë duke menduar se do ta dërgonin në një burg për të mitur.

“Jam dorëzuar vetë i kam treguar se ishte vrasje e momentit, ata me kanë marrur në stacion, kishe po më qojnë naj burg për fëmijë sepse isha fëmijë, ata më kan qu në burg të Mitrovicës”, tha ai.

Kështu vetëm tre ditë pas arrestimit ai ja ka dalur që të ik nga burgu edhe pse me duar në pranga.

“Tre ditë pas e lujta viktimën, sikur kam dhimbje barku dhe shkova në tualet për me u arratis se e kisha në zori sepse u malltretojsha si fëmi, këto filluan arratisjet e mija nga burgu. Jam arratisur me pranga në duar sepse vetëm kur ushqehësha prangat mu heqshin edhe pse mi lidhshin këmbët”, ka rrefyer ai.

Por, kjo nuk është ikja e tij vetmë nga burgu sepse ai është arratisur edhe nga baza ushtarake ku po mbahej.

“I kisha aftësitë e mija për me ik, jam ik tetë herë nga burgu një herë edhe nga baza ushtarake kam nejt tre muaj në arrati pastaj jam arrestuar nga KFORI, pasi m’kan dërgu në burgun në Prishtinë përsëri jam arratisur më kanë ndihmuar edhe të burgosurit, dy herë kam ikur edhe nga burgu Mitrovicës“, ka treguar Hajrizi.