VIDEO/ Hyri aty ku s’ishte futur njeri që 5 mijë vite, numri një i botës viziton piramidat në Bosnjë

Tenisti më i mirë në botë momentalisht, Novak Djokoviç ka bërë një ekspeditë interesante.

Ai ka vizituar piramidat në Visoko të Bosnjës.

Djokoviç u fut në piramidë së bashku me Semir Osmanagic, ky i fundit tha që në këto pjesë s’ka shkelur njeri për 5 mijë vite.

Tenisti serb kaloi nëpër tunele të ngushta të cilat ishin të mbushura me ujë dhe kishte shumë baltë. Pamjet që sjellë sportisti i njohur janë magjepse.

“U futem aq fellë saqë medituam. Madje gjatë kësaj kohe ndjeva se ranë disa gurë, unë e kuptova atë si heqjen e shtresave”, ka thënë pas kësaj ekspedite Djokoviç.