VIDEO| Helikopteri shpëton një burrë nga përmbytjet në Pakistan

Një burrë i bllokuar në një lumë të furishëm në Pakistan u shpëtua nga një ekuipazh i helikopterit të ushtrisë.

Pamjet tregojnë se si ekuipazhi i ul një litar burrit teksa ai ngjitet në disa shkëmbinj. Përfundimisht, shpëtimtarët arritën ta ngrenë në ajër, larg përroit të fuqishëm.

Ngjarja është kapur nga kamera në Kohistanin e Poshtëm, në verilindje të vendit.

Zona është goditur rëndë nga përmbytjet vdekjeprurëse, të shkaktuara nga shirat e dendur të musonit.

Pakistani ka nevojë për ndihmë financiare për t’u zhvilluar nga përmbytjet “dërrmuese”, tha të dielën ministri i Jashtëm i Pakistan, duke shtuar se ai shpresonte se institucionet financiare si Fondi Monetar Ndërkombëtar do të merrnin parasysh pasojat ekonomike./VOA