VIDEO/ Godet sërish Ganja, zbulon gabimin trashanik gjatë vaksinimit të Lul Rakës

Teksa është vaksinuar në Kaçanik mikrobiologu Lul Raka, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Fjala është për mbajtjen e maskës.

Musliu në Facebook ka shkruar se përveç Lul Rakës, i gjithë stafi mjekësor e ka mbajtur maskën në mënyrë të gabuar.

“Perveç Lul Rakes i tër stafi profesional  e mbanë në menyrë të gabuar masken mbrojtëse kunder covid19 duke ekspozuar hunden jasht maskes” shkroi Musliu. /Ballkani.info/