VIDEO/ Gjykata ia vazhdoi paraburgimin por Dardan Krivaqa lajmërohet me një video në rrugë!

Muajin e kaluar qyteti i Ferizajt por edhe e tërë Kosova, u trondin nga një vrasje makabër ku mbeti e vrarë e mitura 18 vjeçare, M.O.

M.O u vra mizorisht, duke u keqtrajtuar dy ditë rresht. I dyshuar për vrasje është personi që ishte partneri i saj, D.K.

M.O ishte dërguar në spitalin e Ferizajt nga i dyshuari kryesor së bashku me të dyshuarin tjetër, ku edhe ishte konfirmuar vdekja e saj.

Sipas raportit të parë nga mjeku kujdestar, vdekja e viktimës ishte shkaktuar në mënyrë mizore. Dyshohet se viktima u keqtrajtua për dy ditë rresht nga dy të dyshuarit.

Se fundmi, kur gjykata morri vendim që paraburgimi ti vazhdohet edhe për dy muaj, i dyshuari kryesor, Dardan Krivaqa për vrasjen e “Marigona Osmanit “, ka publikuar një video dhe një fotografi në rrjetin e tij social në Instagram.

Nuk dihet nëse këtë video e ka postuar ai apo është postuar nga dikush tjetër në rrjetin e tij personal në instagram, Gazeta Demos.