2.7 milionë euro është vlera e automjeteve ushtarake që Republika Federale e Gjermanisë i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia u zhvillua në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa FSK-ja pranoi pesë kamionë, ndërsa 10 të tjerë do t’i blejë me mjetet e veta.

Gjatë kësaj ceremonie, Rhode së bashku me ministrin Maqedonci dorërzoi çelësat e 5 furgonëve ushtarak.

Ambasadori Rohde tha se donacioni prej 5 kamionëve do të ndihmojë FSK-në në fushën e logjistikës.

@ballkani.info Gjermania vazhdon mbështetjen për Ushtrinë e Kosovë i dhuron automjete ushtarake në vlerë 2.7 milionë euro. #kosovo #ushtria #fsk #gjermania #tiktok ♬ original sound – Ballkani.info

Ai tha tutje se donacioni i sotëm konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

“Sot lidhja mes Gjermanisë dhe Kosovës është më afër një hap, kjo po bëhet përmes zyrtarëve tanë siç janë atashetë, jam shumë i kënaqur të jem sot në këtë dhënie të donacionit të pesë kamionëve, e di që ky projekt ka filluar që ka viti 2022 me ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. Kjo është një ndihmë për transport, domethënë tashmë i kemi gjithsej 15 kamionë”, tha ambasadori gjerman.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se vlera e këtij donacioni është 2.7 milionë euro.

“Është kënaqësi dhe nder i veqantë që sot të pranoj donacionin e radhës më vlerë2.7 milionë euro. Rol të rëndësishëm ka partneri ynë, andaj jemi shumë mirënjohës, në vazhdën e 3 milionë e 800 mijë euro. Falënderoj ambasadorin për kontributin dhe sigurisht ky bashkëpunim do vazhdojë tutje me qëllim për ti kontribuar paqes dhe sigurisë në vend e rajon”, ka thënë Maqdonci.